Ministri Gashani takoi maratonistin Skënder Gashi

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim maratonistin kosovar Skënder Gashi, i cili është i renditur në disa rang lista botërore për kategorinë 70+.

Gjatë takimit, Gashi ndau me ministrin fotografi të vjetra nga maratonat ku ka marrë pjesë ndër vite, duke treguar edhe përvojat dhe kujtimet e tij nga garat e ndryshme ndërkombëtare.

Ministri Gashani theksoi se shembujt si ai dëshmojnë se pasioni për sportin nuk njeh moshë dhe se përkushtimi dhe disiplina janë frymëzim për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors