Takimi me Hasan Arat, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Evropian

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim z. Hasan Arat, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Evropian, ish-presidentin e klubit të njohur turk Beşiktaş dhe një mik të dëshmuar të Kosovës, i cili ndër vite ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Z.Arat ishte i shoqëruar nga presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës,Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Kosova i është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen dhe afërsinë e vazhdueshme që ai ka treguar ndaj popullit tonë ndër vite, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në përzgjedhjen e Kosovës si organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030, duke ndihmuar njëkohësisht edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë përmes sportit dhe bashkëpunimit institucional.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e sportit, si dhe për projekte që mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të sportit në vendin tonë, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe sportistët tanë

Ministri Gashani shprehu bindjen se diskutimet dhe idetë e ndara gjatë këtij takimi do të shndërrohen në bashkëpunime dhe projekte konkrete në muajt në vijim, në të mirë të zhvillimit të sportit dhe perspektivës së sportistëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors