Përkrahja e sportit paralimpik

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim Kryetaren e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, së bashku me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe Komiteti Paralimpik i Kosovës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, i cili parasheh mbështetje financiare në vlerë prej 200,000 euro për realizimin e aktiviteteve dhe programeve të sportit paralimpik gjatë vitit 2026.

Kjo marrëveshje përfaqëson një rritje të rëndësishme të mbështetjes për parasportin dhe një hap të fuqishëm drejt zhvillimit të mëtejmë të sportit gjithëpërfshirës në Kosovë.

Në konferencën për media të organizuar me këtë rast, u theksua rëndësia e kësaj mbështetjeje si një vlerësim për punën dhe angazhimin e Komitetit Paralimpik, si dhe si një mundësi për krijimin e kushteve më të mira për sportistët me aftësi të kufizuara. U nënvizua se rritja e buxhetit do të ndikojë drejtpërdrejt në zgjerimin e aktiviteteve, forcimin e strukturave dhe avancimin e lëvizjes paralimpike në vend.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e angazhuar në ndërtimin e një sistemi sportiv gjithëpërfshirës, duke mbështetur vazhdimisht zhvillimin dhe fuqizimin e sportit paralimpik dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors