Memorandum me komunën e Fushë Kosovës

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Fushë Kosovës.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë e kësaj komune.

Përmes këtij partneriteti do të avancohen projekte konkrete që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për sportistët, promovimin e aktiviteteve rinore dhe fuqizimin e jetës komunitare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors