Në krye të ministries për një ditë

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktivitetit “Në krye të Ministrisë për një Ditë”, pata kënaqësinë të mirëpres si “Ministre” të re Aisa Zeka.

Gjatë kësaj dite të veçantë, Aisa pati mundësinë të njihet nga afër me punën time si Ministër, të ndjekë rutinën e përditshme institucionale dhe të shohë drejtpërdrejt funksionimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Ajo u informua nga afër mbi punën e administratës, agjencive dhe Kabinetit tim, duke fituar një pasqyrë reale të mënyrës se si zhvillohet vendimmarrja dhe si koordinohen politikat publike në fushën e sportit dhe rinisë.

Në kuadër të agjendës së ditës, u zhvilluan gjithashtu dy takime shumë të rëndësishme me Federatën e Padelit dhe Federatën e Karatesë, ku u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të këtyre sporteve dhe përkrahjen institucionale.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm që të rinjtë të mos jenë vetëm shikues të proceseve, por pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje dhe në ndërtimin e politikave publike.

Fuqizimi i të rinjve mbetet një nga prioritetet tona kryesore sepse e ardhmja ndërtohet bashkë me ta.

https://www.facebook.com/reel/4436213516617279/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors