Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Besart Baruti.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet, sukseset dhe planet e Federatës së Karatesë së Kosovës, si dhe për nevojat dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, ngase karateja mbetet një nga sportet më të suksesshme të Kosovës, me rezultate në arenën ndërkombëtare dhe në promovimin e vendit tonë.
Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë mbështetjen për Federatën e Karatesë së Kosovës dhe federatat tjera sportive, në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e sportit në vend.

