Paqyra e lëndëve statistikore e ANJF Janar-Qershor 2023

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim Sekretarin e Federatës së Padelit, Jusuf Kika, me të cilin diskutoi për zhvillimin dhe avancimin e sportit të padelit në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua për aktivitetet dhe planet e Federatës së Padelit, sfidat me të cilat përballet ky sport, si dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe zgjerimin e infrastrukturës sportive. Ministri Gashani shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe promovimin e një jetese aktive.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Federatës së Padelit do të vazhdojë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e këtij sporti dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors