Një finale historike dhe spektakolare e Superkupës së Kosovës në basketboll!

Mbrëmë, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec ishte epiqendra e sportit tonë, ku u zhvillua një nga ndeshjet më të mira dhe spektakolare të viteve të fundit mes KB Bashkimi. dhe KB Trepça

Pas një përballjeje fantastike që u vendos vetëm pas vazhdimeve, KB Bashkimi triumfoi me rezultatin 103:93, duke e fituar për herë të parë në historinë e klubit trofeun e Superkupës.

Në këtë ngjarje të madhe sportive, i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, i cili ndoqi nga afër finale.

Përgëzime KB Bashkimi për trofeun historik dhe KB Trepça për lojën e treguar!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors