Muaji shtator – Muaji i Rinisë

Muajin shtator e kemi shpallur Muajin e Rinisë, për të krijuar më shumë mundësi për pjesëmarrjen e të rinjve dhe për ta vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.

Vullnetarizmi është një ndër shtyllat kryesore të strategjisë sonë për rininë. Përmes punës vullnetare, të rinjtë zhvillojnë aftësi të reja, fitojnë përvojë dhe bëhen pjesë aktive e ndryshimit në komunitetet e tyre.

Me afrimin e Lojërave Mesdhetare, roli i vullnetarëve do të jetë edhe më i rëndësishëm për organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje dhe për prezantimin sa më të mirë të Kosovës.

Prandaj, ju ftoj të bëheni pjesë e edicionit të tretë të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.

Këtë vit do të ndahen tri çmime për të rinjtë që janë dalluar për angazhimin e tyre vullnetar.

Nëse njihni një të ri apo një të re që u kushton kohë dhe energji të tjerëve, ndërmerr nisma të dobishme ose frymëzon bashkëmoshatarët, nominojeni!

Të rinjtë e angazhuar në punë vullnetare mund edhe të vetënominohen. Informohuni rreth kritereve dhe mënyrës së nominimit në faqen e OJQ TOKA: https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors