Në kuadër të Muajit të Rinisë, të rinjtë e Kosovës dhe gjithë qytetarët, po tregojnë se solidariteti nis me një gjest të thjeshtë: dhurimin e gjakut!
Deri tani jemi ndalur në Istog, Prishtinë, Fushë Kosovë, Kukaj e Mitrovicë, ku shumë të rinj u përgjigjën me zemër.
Rinia nuk ndërtohet vetëm me energji dhe ëndrra, por edhe me solidaritet, humanizëm dhe kujdes për tjetrin.
Aksioni i fundit po zhvillohet sot në Mitrovicë!
Ekipi i QKKTGJ-së është në sheshin e qytetit të Mitrovicës, nga ora 12:00 deri në 17:00, për të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak.
Deri në ora 17:00 ke kohë të bëhesh pjesë!
Fushata vazhdon deri në fund të shtatorit. Bëhu pjesë e nismës edhe ti!
Jeta vazhdon, falë teje.
