Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit Sofia 2026, në kategorinë deri në 60 kg.
Pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, Donjeta siguroi podiumin evropian, ndërsa rrugëtimin e përfundoi në gjysmëfinale.
Një tjetër medalje e rëndësishme ndërkombëtare për Donjetën dhe një tjetër sukses për sportin e Kosovës.
Urime Donjeta! Krenarë me sukseset dhe përfaqësimin tënd!