Fuqizimi dhe përfshirja e të rinjve nga komunitetet joshumicë

Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të nismës “Innovation Catalyst Initiative for Minorities”, të organizuar nga The Foundation House.

Përgjatë 22 muajve të zbatimit, nisma ka kontribuar në fuqizimin e organizatave dhe komuniteteve joshumicë në Kosovë. Përmes saj, 8 organizata të shoqërisë civile kanë zhvilluar aktivitete në 12 komuna, duke përfshirë mbi 1,000 përfitues të drejtpërdrejtë.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë, fuqizimit të tyre dhe përfshirjes aktive në jetën shoqërore dhe në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors