Pesë medalje për Kosovën në EUSA Combat Sports Tirana 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sportistët kosovarë që përfaqësuan vendin në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake – EUSA Combat Sports Tirana 2026, duke u kthyer me pesë medalje: tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, bashkë me kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës Musa Selimi, sekretarin Fidan Hamiti dhe trajnerin Nazmi Gashi.

Me medalje u kurorëzuan paraqitjet e Vlera Qerimit në karate, Artor Mehmetit në kickboxing, Qëndresa Ibrahimit në karate dhe Valton Ademit në taekwondo, si dhe ekipi i karatesë i përbërë nga Behije Mustafa, Elmedina Istogu, Albulena Gërvalla, Vlera Qerimi dhe Qëndresa Ibrahimi u stolisën me medalje të arta.

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 1,500 studentë dhe sportistë nga afro 400 universitete evropiane, duke e bërë suksesin e sportistëve tanë edhe më domethënës.

Rezultatet e arritura dëshmojnë potencialin e të rinjve tanë dhe rëndësinë e ndërthurjes së sportit me arsimin në zhvillimin e tyre.

Urime sportistëve, trajnerëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë sukses!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors