Në kuadër të Muajit të Rinisë dhe politikave ministrore, në Prizren u zhvillua sesion informues për Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, një bashkëpunim mes Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Komunës së Prizrenit dhe OJQ-së ISDY, ku edhe pritet të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi.
Të rinjtë nga Këshilli i Nxënësve dhe Parlamenti Studentor u informuan për mundësitë, përfitimet dhe shërbimet që ofron Karta Rinore Evropiane, ndërsa aktiviteti shërbeu edhe si hapësirë për të dëgjuar nevojat dhe sfidat e tyre.
Përmes aktiviteteve të Muajit të Rinisë, MSR-ja vazhdon të zgjerojë informimin, përfshirjen dhe mundësitë konkrete për të rinjtë në mbarë vendin.

