Në kuadër të Muajit të Rinisë, të organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, BONEVET Prishtina dhe Sogody ndanë 10 bursa për të rinjtë, për ndjekjen e akademisë katërmujore në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike (Software Development).
Bursat u ndanë pas punëtorisë “Software Development”, ku morën pjesë 17 nxënës të shkollës “Gjin Gazulli”, të cilët patën mundësi të njihen më nga afër me programimin, zhvillimin e softuerit dhe rëndësinë e shkathtësive digjitale.
Përmes bursave, përfituesve u mundësohet zhvillimi i mëtejmë i njohurive dhe shkathtësive praktike e profesionale në një prej fushave me rëndësi të veçantë për tregun bashkëkohor të punës.
Muaji i Rinisë vazhdon të sjellë mundësi konkrete për të rinjtë – nga përvoja e parë, te aftësimi dhe zhvillimi profesional.

