Sporti, mirëqenia dhe vetëbesimi – të rinjtë në qendër të aktivitetit në Janjevë

Në kuadër të Muajit të Rinisë, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Federata e Taekwondo-së e Kosovës organizoi në hapësirat e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë aktivitete që ndërthurën sportin, mirëqenien mendore, vetëbesimin dhe aftësitë praktike të vetëmbrojtjes, duke veçuar aktivitetin simbolik “Break the Barrier – Shkruaj dhe mposht frikën”.

Në këtë pjesë të veçuar, të rinjtë shkruan në dërrasa frikën, pasiguritë apo pengesat që dëshirojnë t’i tejkalojnë dhe më pas i thyen ato, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për përballjen me frikën, tejkalimin e barrierave dhe besimin në vetvete.

Në aktivitet morën pjesë rreth 30 të rinj të moshës 15–24 vjeç, të cilët përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike trajtuan menaxhimin e stresit, forcimin e vetëbesimit dhe përvetësimin e teknikave bazë të vetëmbrojtjes.

Përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, Ministria e Sportit dhe Rinisë synon të krijojë më shumë hapësira ku sporti shërben edhe si mjet për mirëqenien, zhvillimin personal dhe fuqizimin e të rinjve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors