Ministria e Sportit dhe Rinisë zhvillon takim në kuadër të përgatitjeve për Balkan Youth Summit

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka zhvilluar takim me znj. Ejona Icka, Coordinator for IAYSP Europe & Middle East dhe Executive Director for YSP Balkan / UPF Kosovo, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Balkan Youth Summit, i cili do të mbahet në Mitrovicë.

Samiti pritet të mbledhë pjesëmarrës nga mbi 30 shtete, përfshirë përfaqësues nga më shumë se 13 shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional për organizimin e samitit, si dhe rëndësia e tij në promovimin e dialogut, bashkëpunimit rinor dhe shkëmbimit ndërkombëtar.

Ministria e Sportit dhe Rinisë vlerëson se iniciativa të tilla kontribuojnë në fuqizimin e rolit të të rinjve në proceset e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar, duke krijuar hapësira të reja për komunikim dhe ndërveprim mes të rinjve nga vende të ndryshme të botës.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur dhe promovuar iniciativa që e vendosin rininë në qendër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe që kontribuojnë në forcimin e pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors