Ditët e Rinisë në Drenas sollën aventurë, sport dhe histori në një aktivitet në natyrë.
Të rinjtë eksploruan Parkun e Ketrave, përmes hiking dhe climbing, deri te Guri i Gradinës, duke shijuar natyrën e Llapushnikut dhe duke njohur nga afër një vend me rëndësi historike, të lidhur me luftimet e UÇK-së dhe kujtimin e heroit Imer Alushani “Vogëlushi”.
Sporti i afron, aventura i bashkon, historia i lidh me vendin.
Ministria e Sportit dhe Rinisë vazhdon të mbështesë iniciativa që krijojnë më shumë mundësi për një rini aktive, të angazhuar dhe të lidhur me komunitetin.
