Bashkëpunimi me Finlandën përmes iniciativave të reja

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, takoi ish-Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, aktualisht Drejtor për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, të cilat pritet të konkretizohen më tej përmes takimeve dhe koordinimit ndërmjet ekipeve përkatëse.

Ministri Gashani falënderoi ish-Ambasadorin Nissinen për kontributin dhe miqësinë e vazhdueshme të tij personale me Kosovën si dhe angazhimin e Finlandës në tërësi për vendin tonë, duke shprehur gatishmërinë për ta avancuar bashkëpunimin përmes ideve dhe nismave konkrete.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors