Vazhdojnë përgatitjet për Muajin e Rinisë!

Sot u mbajt takimi i dytë koordinues, i udhëhequr nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, me pjesëmarrjen e palëve të përfshira në organizimin e aktiviteteve.

Gjatë takimit u prezantuan dhe u diskutuan propozimet për aktivitete, u harmonizuan datat dhe u përcaktuan përgjegjësitë, format e bashkëpunimit dhe mbështetja e nevojshme për realizimin e secilit aktivitet. Ky koordinim synon të sigurojë një program të organizuar dhe gjithëpërfshirës, me aktivitete të ndryshme të dedikuara për të rinjtë.

Hapi i radhës është finalizimi dhe publikimi i kalendarit të plotë të aktiviteteve, përmes të cilit të rinjtë do të mund të informohen për datat, lokacionet dhe mundësitë për pjesëmarrje.

Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjitha palët për realizimin sa më të suksesshëm të Muajit të Rinisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors