Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut të Kosovës, kryetarin Nehat Çitaku, sekretarin Fadil Luta dhe anëtarin e Bordit të Federatës, Sheremet Hoti.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Federatës, për rezultatet e pingpongut kosovar në arenën ndërkombëtare, si dhe për planet dhe aktivitetet e përbashkëta në vazhdim.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësive për organizimin e garave ndërkombëtare të pingpongut në Kosovë, si një mundësi për zhvillimin dhe promovimin e mëtejmë të këtij sporti.
