Departamenti i Rinisë

1. Misioni i Departamentit të Rinisë është hartimi dhe zhvillimi i politikave dhe strategjive për fuqizimin dhe avancimin e rinisë në Republikën e Kosovës, përmes koordinimit institucional, bashkëpunimit me akterët relevantë dhe krijimit të kushteve për pjesëmarrje aktive dhe zhvillim të qëndrueshëm të të rinjve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Rinisë janë:

    2.1. Departamenti harton legjislacionin në fushën e rinisë dhe propozon ndryshime dhe plotësime të legjislacionit dhe akteve nënligjore që kanë ndikim në rininë;

    2.2. Departamenti harton politika rinore në përputhje me prioritetet shtetërore, si dhe përgatit dhe zhvillon Strategjinë Shtetërore për Rini dhe dokumente të tjera strategjike në këtë fushë;

    2.3. Departamenti monitoron zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Rini dhe përgatit raporte periodike për organet përkatëse, përfshirë Komisionin Shtetëror për Rini, lidhur me progresin dhe nivelin e zbatimit të politikave rinore;

    2.4. Departamenti administron investimet kapitale në fushën e rinisë dhe siguron zhvillimin, mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e hapësirave rinore për aktivitete kulturore, rekreative dhe sportive;

    2.5. Departamenti koordinon aktivitetet me Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë dhe institucionet relevante në nivel qendror dhe lokal, si dhe siguron bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin Qendror për çështjet që lidhen me rininë;

    2.6. Departamenti bashkëpunon dhe koordinon veprimtaritë me institucionet rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e rinisë, me qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira, harmonizimin e politikave dhe avancimin e zhvillimit të rinisë në përputhje me standardet ndërkombëtare;

    2.7. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe fushëveprimin e departamentit.

    3. Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë i raporton Sekretarit të përgjithshëm.

    4. Departamenti i Rinisë përbëhet nga divizionit si në vijim:

    4.1. Divizioni për hartimin e politikave;

    4.2. Divizioni për parandalim dhe integrim shoqëror.

    1. Numri i të punësuarve në Departamentin e Rinisë është tetë (8).
    Generic selectors
    Vetem tekstet e njejta
    Kërkoni në titull
    Kërkoni në përmbajtje
    Post Type Selectors